Publikuar më: 13/07/2023
Zhvillohet tryeza teknike për hartimin e Sistemit të Menaxhimit të Performancës me përfaqësi nga institucionet qendrore, bashkive të vendit dhe ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Ky workshop organizohet nga Agjensia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV), në bashkërendim me Shoqatën për Autonominë Vendore me asistencë të Projektit Bashki të Forta.
Zonja Emerlinda Pema, përfaqësuese e Ministrit të Shtetit për Standardet e Shërbimeve bashkëdrejtoi procesin e identifikimit të rezultateve dhe treguesve në kuadër të zbatimit të parimeve të qeverisjes së mirë si pjesë e fushës së përgjegjësisë së Ministrit të Shtetit.